Përshkrimi ideor C
C. KONSTRUKSIONI
- Konstruksioni i objektit është konstruksion skeletor. Themelet e objektit janë te tipit pllakë d=80cm, sipas llogarisë statike mbi shtresë zhavori d=40cm të ngjeshur me mekanizim përkatës deri në koefecientin e nevojshëm.
- Muret mbështjellëse dhe muret e mbrendshme janë të trashësisë d = 25 cm gjegjësisht d=20cm janë realizuar nga blloqet e argjillës me llaq vazhdues, apo edhe nga blloqet alternative ‘siporeks’.
- Muret ndarëse janë realizuar nga blloqet e argjillës d = 10 – 12 cm me vrima të shpeshta dhe nga tulla te pjekura me d = 12 cm me llaq vazhdues .
- Shtyllat, trajet, trajet e fshehura si dhe të gjitha elementet tjera janë nga betonarmea te ekzekutuara në tërësi sipas projektit të llogarisë statike dhe detajeve të armimit dhe në markë betoni sipas llogarisë .
- Muret e kafazit të shkallëve janë ekzekutuar nga pëlhurat e betonit të armuar d = 20 cm si element i arsyeshëm në aspektin shtangues të objektit .
- Konstruksioni i pllakave të meskateve është realizuar sipas projektit në sistemin “pllakë BA” me trashësi d = 20 cm.
- Konstruksioni i kulmit / druri halorë i kategorisë së II – të në pjerrtësi minimale sipas normave dhe standardeve teknike kurse mbulesa /me tegolla kanadeze të aluminit që estetikisht emeton tjegullën e tipit kontinental.
D. PËRPUNIMI I MBRENDSHËM
- Muret nga ana e mbrendshme janë suvatuar me llaqe gëlqerore në dy duar me finalizim të lëmuar e me qelqerosje / gletim dhe lyerje me polikollor /. Kemi preferuar që të mos punohen vetëm me ngjyrë të bardhë për shkaqe psikologjike por të punohen në nuansa përkatëse dhe atë kthinat e ndejës në nuansa të ngrohta si e verdhë jo e ndezur apo oker kurse kthinat e fjetjes në nuansa që ofrojnë qetësi dhe gjumë të rehatshëm. Kthinat e fëmijëve përmbajnë nuansa më të ndezura për shkak të ndikimit pozitiv në zhvillimin e intelegjencës së tyre.
- Plafonet / suvatim me llaq gëlqerorë në dy duar me finalizim të lëmuar duke vijuar me pas me gletim dhe lyerje me ngjyrë të bardhë disperzive për arsye reflektuese të dritës dhe pastërtisë .
- Dyert dhe dritaret/ punim adekuat, material dhe dizajn specifik.
- Objekti përmban në kthinat e hyrjes kryesore të shkallëve tabelën e shpalljeve, me sirtar tipik të postës me qelës për secilën njësi banesore, me shenjëzim të kateve dhe njësive banesore.
