Përshkrimi ideor B

B. PROGRAMI DHE  FUNKSIONI

Objekti përmban pjesën afariste e cila është projektuar në nivelin e përdhesës si dhe pjesën banesore të zhvilluar nëpër etazhat e sipërme dhe të pjesës së bodrumit .
Në nivelin e përdhesës janë realizuar lokalet afariste të cilat në aspektin funksional mund të afarojnë si të pavarura por në rast nevoje mund të afarojnë edhe si një tërësi .
Sa i përket zgjidhjes funksionale të pjesës banuese është aritur zgjidhje e pranueshme meqë në kuadër të komunikimit vertical ( Liftit dhe kthinës së shkallëve ) zhvillohen
nga pesë njësi banesore në një etazhë .
Zgjidhja e ofruar e pjesës banuese mundëson që secila njësi banesore të ketë vizura dhe orientim të kthinave përafërsisht të balancuar ashtu që të mos vie gjer tek
favorizimi apo dëmtimi më i madh i ndonjë njësie banuese në raport me tjetrën .
Njësitë banesore kanë përmbajtje identike por me oscilime të vogla në aspektin e sipërfaqeve mvarësisht në cilën etazhë gjinden . Programi i tyre është me sa vijon :

NJËSIA BANESORE A përbëhet nga:

  • Paradhoma- Koridori
  • Dhoma e ditës me trepezari ,
  • Kuzhina me flladnik ( depo doracake në system pllakari )
  • Dhoma e fjetjes
  • Dhoma e fëmijëve
  • Banjo-WC
  • WC
  • Dy ballkone

NJËSIA BANESORE B përbëhet nga:

  • Paradhoma- Koridori
  • Dhoma e ditës me trepezari ,
  • Kuzhina me flladnik ( depo doracake në system pllakari )
  • Dhoma e fjetjes
  • Dhoma e fëmijëve
  • Banjo-WC
  • WC
  • Dy ballkone

NJËSIA BANESORE C përbëhet nga:

  • Paradhoma- Koridori
  • Dhoma e ditës me trepezari ,
  • Kuzhina me flladnik ( depo doracake në system pllakari )
  • Dhoma e fjetjes
  • Dhoma e fëmijëve
  • Banjo-WC
  • WC
  • Dy ballkone

NJËSIA BANESORE D përbëhet nga:

  • Paradhoma- Koridori
  • Dhoma e ditës me trepezari ,
  • Kuzhina me flladnik ( depo doracake në system pllakari )
  • Dhoma e fjetjes
  • Banjo-WC
  • Ballkoni

NJËSIA BANESORE E përbëhet nga:

  • Paradhoma- Koridori
  • Dhoma e ditës me trepezari ,
  • Kuzhina me flladnik ( depo doracake në system pllakari )
  • Dhoma e fjetjes
  • Banjo-WC
  • Ballkoni